Braçe shpërthen pas krimit në Fier: Si ka mundësi që ishte i lirë?

Shqipëria

Braçe shpërthen pas krimit në Fier: Si ka mundësi që ishte i lirë?

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 12:31
Erion Braçe

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas krimit të rëndë që tronditi Fierin mbrëmjen e të premtes, ku 31-vjeçari Elton Metaj ekzekutoi me armë zjarri ish-gruan e tij Sabrina Bengaj, vetëm 23 vjeçe.

Braçe e quan autorin e krimit “nje kafshe burre”, që la jetime një vajzë të vogël 3 vjeçare të çiftit pa nënë.

Ndërkohë gishtin e akuzës e ngre edhe mbi drejtësinë shqiptare.

“A ka mundesi te di une, meqe jam edhe ca dite medemek zevendes udheheqes,
se si ka mundesi qe nje si ky burri vrases, i arrestuar nje vit me pare per pengmarrje ne te njejten shtepi e te se njejtes grua, ne nje operacion te komplikuar dhe nga RENEA, ESHTE I LIRE DHE JO NE BURG dhe vret gruan qe nje vit me pare e mori peng??!! A ka ndonje prokuror e gjyqtar qe ma spjegon kete?”,
shkruan Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat