Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD, Xhaferaj i del në ‘krah’ Bashës

Shqipëria

Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD, Xhaferaj i del në ‘krah’ Bashës

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 13:01
Lulzim Basha

Ka përfunduar mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike.

Gazetari Osman Stafa raportoi se ata janë thirrur nga Basha për të diskutuar mbi vendimin për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të ish-kryeministrit Berisha.

Mbledhja e nisur në orën 11:00 ka zgjatur 1 orë e 45 minuta.

Në përfundim të kësaj mbledhje deputeti dhe njëkohësisht edhe drejtues i PD në Durrës, Ferdinat Xhaferaj  në një prononcim të shkurtër për mediat mbështeti vendimin e liderit demokrat duke thëne se janë shmangur kostot afatgjate të PD dhe Shqipërisë.

“Është vendimi më i vështirë i kësaj parti. Cfarëdo lloj vendimi do të kishte kostot e veta. Vendimi u mor në limite kohore. Është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata të Partisë Demokratike që do të thotë vazhdimi për një kohë të gjatë të kësaj qeverisjeje”- tha Xhaferaj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat