Partia Demokratike paralajmëroi se Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zhvillojë shtatë tendera të tjerë për të ndërtuar pjesën e mbetur të Unazës së Tiranës.
Demokrati Helidon Bushati denoncoi në rrjetet sociale se fituesit e tenderave janë të paracaktuar dhe do t’u jepen oligarkëve.
Sipas tij, denoncimet nga ana e opozitës për aferat e qeverisë nuk do të mungojnë.
“ARRSH e Ballukut do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës, me vlerë 130 milionë euro. Tenderat janë të parafiksuara si llokma në tryezën e oligarkëve, por faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë përmes taksave të tyre, që rriten përditë. Çdo llokmë tenderi të kësaj unaze 20 milionë euro për kilometër futet në barkun e korrupsionit endemik të Edi Ramës që qeras oligarkët. Unaza e Korrupsionit të Edi Ramës do të denoncohet edhe më fort, me fakte e prova, për prokurorinë e paralizuar përballë korrupsionit që ka kapur shtetin.”