Mile: Basha mund të kishte marrë dhe vendim të ishte deri në fund me Berishën por...

Shqipëria

Mile: Basha mund të kishte marrë dhe vendim të ishte deri në fund me Berishën por...

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 22:28
Lulzim Basha

Politologu Klementin Mile i ftuar në studion e RTV Ora diskutoi mbi detajet e përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar me vendim të Bashës.

Mile tha se ky vendim ka pasur reagime të mëdha pasi zoti Berisha nuk është një njeri i thjeshtë, ai është një nga politikanët më të rëndësishëm të 30 viteve të fundit.

Mile"Ka pasur një hiper reagim dhe pozicionim pak ekstrem pas vendimit që ka marrë Basha për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar.  Zoti Berisha nuk është një njeri i thjeshtë, është një njeri politik, madje një nga më të rëndësishmit në këto 30 vjet, sidomos për PD që është një nga liderat themelues."

Gjatë fjalës së tij, Mile u shpreh se çështja e PD-së dhe shpallja "non grata" e ish-kryeministrit Berisha u lidhën në mënyrë të pazgjidhshme duke pasur përballë presionin amerikan. Politologu tha se Basha mund të kishte zgjedhur të vepronte ndryshe dhe të ishte dëeri në fund me zotin Berisha, por nëse do ta kishte bërë këtë do të izolohej e gjithë Partia Demokratike.

Mile: "Mendoj se vendimi i Bashës duhet gjykuar vetëm politikisht. Mund ta gjykojmë edhe estetikisht, mund të gjente një orë tjetër të ditës ose të natës, mund ta gjykojmë edhe etikisht ta bënte në këtë mënyrë apo në atë mënyrë. U la sikur çështja e Partisë Demokratike dhe çështja e zotit Berisha nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën, mirëpo të paktën një faktor i jashtëm dhe i fuqishëm si SHBA ka ndërhyrë dhe që na ka thënë me presionin e vet janë të lidhura. Fati i PD-së dhe fati i zotit Berisha sipas presionit amerikan tashmë lidhen, u lidhën në mënyrë të pazgjidhshme. Në kuptimin që pa u zgjidhur çështja, pa u marrë një pozicion politik në raport me zotin Berisha, me "non gratan" e famshme nga PD-ja, kjo parti nuk mund të kishte të ardhme, s'do kishte bekimin amerikan. Në këtë sens do dëmtohej vazhdimisht PD-ja. Basha mund të kishte marrë dhe vendimin tjetër politik, të ishte deri në fund me zotin Berisha, të thoshte që zoti Blinken e ka gabim, jemi me Berishën që të gjithë, vetëm se në këtë mënyrë rrezikonte që mos izolohej vetëm Berisha, por PD-ja nga amerikanët. "

Lulzim Basha njoftoi në datën 9 shtator se kishte vendosur të përjashtonte nga grupi parlamentar ish-liderin historik Berisha, duke e cilësuar si një nga vendimet më të vështira në jetën e vet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat