Një rrjetet sociale ka qarkulluar një foto me emrat e disa mjekëve ku kërkohet të dilet kundër vaksinimit.
Këtë e kanë kundërshtuar mjekët Taulant Muka dhe Ilir Alimehmeti.
Në nje postim në profilin e tij në Facebook, Muka shkruan se: Eshte here e pare qe e lexoj nje dokument te tille, dhe distancohem nga letra. Vendi yne ka nevoje per edukim dhe informim shkencore nga eksperte te fushes, dhe te tilla keqperdorime nuk bejne gje tjeter veçse sjellin me shume konfuzion ne popullate mbi situaten.
Edhe doktor Ilir Alimehmeti ka përgënjeshtruar këtë letër. Ai përgënjeshtron gjithçka duke thënë se nuk e ka lexuar kurrë atë letër dhe kurrë nuk ka dhënë miratimin për një gjë të tillë.” Zyrtarisht informoj:
Nuk e kam shkruar dhe as lexuar kete shkrese!
Nuk me eshte derguar nga askush per konsultim!
Nuk me ka kerkuar njeri a jam dakord apo te firmos!”- shkruan Alimehmeti.