E diela për ambasadoren e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, ka nisur në Pogradec.
Ajo ka ndarë një foto në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me disa vargje të poezisë së Lasgush Poradecit “Mëngjes”.
Vargjet e shpërndarja nga kryediplomatja e huaj, janë shkruar në gjuhën shqipe.
Statusi i ambasadores
Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi,
Se fund` i ujit vetetiti ,
Se posi lajmetar – mengjesi,
Del zogu – i bardh` i nje nositi…