Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar pas homazheve që kryedemokrati Lulzim Basha bëri sot për të përkujtuar 23-vjetorin e demokratit Azem Hajdari.
Spahiu shkruan se asnjëri prej të pranishmëve në këto homazhe nuk e ka takuar dhe njohur kurrë Azemin.
Jo vetëm kaq, por Spahiu thekson se shoku i tij i klasës u vra për një parti që u transformua në biznesin e 2 familjeve mafioze.
“Asnjë prej tyre as nuk e ka takuar dhe as nuk e ka njohur në jetë kurrë Azem Hajdarin. Ky koment s’është as cinizëm dhe as ironi por realitet, në ditën e shokut tim të klasës dhe mikut të idealeve që kurrë nuk i realizuam.
U vra i ndjeri për një parti, që u transformua n? biznesin e dy familjeve mafioze. U preftë në paqe, se këta edhe varrin ja keqpërdorin.”, shkruan Spahiu.