Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e IKMT në Dibër, Lutfi Miftarin dhe Eljo Elezin, administrator i kompanisë “H4 Chrom”.
Arrestimi i tyre u bë me 10 shtator dhe ndaj tyre rëndon akuza për kurrupsion. Sipas policisë, Elezi i ka dhënë 50 mijë lekë ryshfet Miftarit për të mos ndëshkuar për mungesë dokumentacioni kompaninë e tij.
“H4 Chrom” sipas policisë nuk kishte leje mjedisore për të operuar në sektorin minerar.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorin e IKMT-së, policia tha se gjeti një sasi parash prej rreth 38 mijë eurosh, e ndarë në kartëmonedha euro, dollarë dhe lekë.