Basha thotë se Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, ja si përgjigjet ky i fundit

Shqipëria

Basha thotë se Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, ja si përgjigjet ky i fundit

Nga: H.O. Më: 12 shtator 2021 Në ora: 18:29
Sali Berisha dhe Lulzim Basha/ Arkiv

Ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha në një postim të tij në Facebook ka shpërndarë një video, në të cilën kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD-së.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook thotë se nuk do të ketë asnjë largim nga radhët e PD-së, por të gjithë së bashku do ta hedhin në koshin e plehrave vendimin e Lulzim Bashës.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtare dhe anëtar të Partisë Demokratike, asnjë largim nga rradhët e saj por të gjithë se bashku për të hedhur në koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshtërues dhe fund e krye për interes personal të pengut Lulzim Basha.

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë! sb/Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat