16-vjeçarja bie nga 14 metra lartësi teksa po bënte foto. Ja gjendja e saj…

Shqipëria

16-vjeçarja bie nga 14 metra lartësi teksa po bënte foto. Ja gjendja e saj…

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 21:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vajzë 16-vjeçe ra nga një shkëmb rreth 14 metra lartësi të dielën pasdite në shtetin grek.

Adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën.  Vajza ka lëndime në krah, këmbë, qafë dhe pjesë të tjera të trupit.

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Në momentin që ra 16-vjeçarja ishte me disa moshatarë të saj duke bërë fotografi, teksa poshtë ishte një fushë basketbolli. Ende nuk dihet nëse vajzën e shtynë apo ra aksidentalisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat