Ditën e nesërme pritet të mbërrijë në Tiranë, kancelarja gjermane Angela Merkel. Një takim lamtumire e kancelares, e cila ka parashikuar që të ketë edhe një ndalesë në vendet e Ballkanit, duke zhvilluar dhe një samit me liderët e e këtij rajoni.
Kryeministria ka zbardhur agjendën e vizitës, e cila do të nisë me pritjen zyrtare në Pallatin e Brigadave për të vijuar më një takim "kokë me kokë" mes Merkel dhe Ramës në ora 10:30. Më pas në ora 11:00 do të nisë takimi i dy delegacioneve.
Më pas do të nisë dhe takimi i liderëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Agjenda e takimit
10.20 - Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 - Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 - Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 - Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 - Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 - Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 - Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park