Basha i bën “Bllok” Berishës në Instagram, ndjek vetëm amerikanët dhe gruan

Shqipëria

Basha i bën “Bllok” Berishës në Instagram, ndjek vetëm amerikanët dhe gruan

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 12:20
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Tensionet mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës janë rritur ndjeshëm ditët e fundit pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

Vendimi shkaktoi një "tërmet" të vërtetë në kampin demokrat, pasi siç u shprehën edhe figura kryesore të kësaj partie, nuk e prisnin diçka të tillë.

Në një deklaratë publike Basha njoftoi, se ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamenar të PD.

Kujtojmë se në maj të këtij viti Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e shpalli Berishën "person të padëshiruar” që për shkak "të akteve korruptivë që cënojnë demokracinë në Shqipëri atij dhe familjes së tij u ndalohet hyrja në territorin e SHBA”.

Ndërkohë situata e krijuar mes dy figurave kryesore të PD-së nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga qytetarët e thjeshtë. Kështu një qytetar ka kapur një detaj nga aktiviteti i tyre në Instagram.

Në një kërkim të thjeshtë në "Instagram", shikojmë se Basha e ka hequr Berishën dhe nuk e ndjek në instagram por ndjek vetëm gruan e tij, amabasadoren amerikane, Departamentin e shtetit dhe liderët amerikanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat