Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomimi e ka cilësuar muajin shtator si vendimtar për sa i përket pandemisë së Covid.
Ajo deklaroi se ka shumë rëndësi procesi i imunizimit, kryerja e dy dozave të vaksinave, ku Shtatori është lënë edhe si një muaj i hapur për t’u vaksinuar.
“Kemi ulje të hospitalizuarve për shkak të imunizimit. Aktualisht kemi 175 pacientë të shtruar në spitale.
Transmentueshmëria e Deltës është shumë hera më e madhe se Alfa. Ashpërsimi i masave varet nga situata e pandemisë. Respektimi i masave është shumë i rëndësishëm për t’u zbatuar. Personat me simptoma të rënda janë kryesisht të pa vaksinuar”, theksoi Tomini në Breaking.