Rasti i Evgjeni Baxhos, në trupin e të cilës u gjeten shenja të padëshifruara po hetohet nga prokuroria për akuzën e “shtyrjes në vetëvrasje”. Informacionet e agjenteve kanë konfirmuar që Evgjeni Baxho mbrëmjen kur ndërroi jetë u takua nga një person i seksit mashkull.
Te dhënat e prokurorisë tregojnë se vajza po ndiqte një rit për të cilin nuk jepen detaje te tjera. Vdekja e të resë u raportua nga policia fillimisht si e shkaktuar nga infeksioni i dhëmballës.
Babai i viktimës ka dhënë ditën e sotme një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku shprehet se është një fenomen tronditës.
I pyetur në lidhje me mashkullin misterioz që komunikonte e bija dhe sektin që ajo ndiqte, babai i saj tha: “Kush janë këta njerëz, kë takojnë, çfarë të rinj marrin në qafë? Të merret një masë, shteti duhet të veprojë, nuk duhen lejuar ngjarje të tilla”.
I ati shtoi se Evgjeni ishte “një vajzë që studionte shumë. Isha krenar që më thoshin se ke një vajzë të zgjuar”.
Ai vijoi duke thënë se kur shkoi në Tiranë, ajo filloi që distancohej më shumë. Ndërsa duke folur rreth seksit me të cilin Evgjeni mund të ketë qenë e lidhur, babai i të ndjerës tha:
“Kur e thotë prokuroria, mund të jetë kjo. Unë nuk mund të jem ekspert, por e vërteta duhet të dalë sa më shpejt. Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur atë ditë”.