“Ditë e zymtë”/ Ndërron jetë mjeku i kuqezinjve, Rama ndan lajmin e trishtë

Shqipëria

“Ditë e zymtë”/ Ndërron jetë mjeku i kuqezinjve, Rama ndan lajmin e trishtë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 14:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jetë të fizioterapistit të kombëtares Ylli Mihali.

“YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.

Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist.

Image

Ai prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat