Një zjarr ka rënë në fshatin Halil të Fushë-Krijës.
Flakët kanë djegur 20 dynym shkurre, pisha e dushk.
Deri më tani zjarri nuk rrezikon banesa, por flakët po përparojnë të favorizuara nga era e fortë.
Dy zjarrfikëse të Krujës po punojnë për të shuar flakët, por mungesa e rrugës drejt vatrës ia pamundëson ndërhyrjen e plotë.