Sali Berisha dhe strategjia në Kuvend, Lulzim Basha udhëzon deputetët

Shqipëria

Sali Berisha dhe strategjia në Kuvend, Lulzim Basha udhëzon deputetët

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 16:36
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Një orë përpara nisjes së seancës së Kuvendit të Shqipërisë, Lulzim Basha ka mbledhur grupi parlamentar në selinë blu. I vetmi që nuk është njoftuar për mbledhjen e grupit është lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupi pasi SHBA e shpalli “non grata”.

Vendimi i kryedemokratit krijoi një krisje të fortë brenda partisë. Sali Berisha paralajmëroi se kërkonte nga strukturat që të hidhnin poshtë vendimin e Bashës.

Krah ish-kryeministrit u shfaqën edhe disa figura të PD-së, kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, ish-kryetari i PD-së, deputet aktual i Kuvendit, Tritan Shehu, Flamur Noka, etj.

Por pjesa tjetër kanë mbështetur vendimin e Lulzim Bashës si zgjedhjen e vetme për të mos izoluar partinë pas ultimatumit amerikan. Në mbledhjen e sotme, pritet që Basha të orientojnë deputetët për qëndrimin që do të mbajnë në diskursin publik me Berishën, por edhe strategjinë në Kuvend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat