Reagon Berisha: Unë e mund Ramën në zgjedhje, Basha jo

Shqipëria

Reagon Berisha: Unë e mund Ramën në zgjedhje, Basha jo

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 22:38
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live, deklaroi se ai vetë e mund Ramën, kurse Basha jo.

Berisha theksoi se PD sot është në pikën më kritike, e duhet të bashkohet e të zgjerohet.

“PD është në pikën më kritike të saj. Partia Demokratike numëron sot 74 mijë vota më pak se më 2013-tën dhe është alarmuese kjo për demokratët. Nëse Rama qeveris në këtë mënyrë, përgjegjësia është edhe e jona.

Unë e mund Ramën, Basha jo. PD ka mbi të gjitha interesin kombëtar, ka reaguar për Kosovën dhe Open Balkan, që janë kryesisht antikombëtar. Një opozitë sovrane mund të fitojë zgjedhjet kurdo, por një opozitë josovrane nuk fiton kurrë zgjedhjet”, deklaroi Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat