Parashikimi i motit për ditën e martë

Shqipëria

Parashikimi i motit për ditën e martë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Dita ditës po ndihet prania e stinës së vjeshtës në mëngjes e në mbrëmje. Gjatë orëve të mesditës hera herës kuptojmë që vera ende nuk është shkëputur plotësisht.

Po kështu do të ndodhë edhe këtë javë që sapo ka nisur. Moti përgjithësisht do të karakterizohet nga kthjellime e vranësira kalimtare kryesisht në zonat malore.

Era do të ketë drejtim kryesor juglindje-veriperëndim ndërsa gjatë së premtes do të ketë kryesisht drejtim jugor. Valëzimi në dete i forcë 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë luhatje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat