SPAK i kthen përgjigje Presidentit Meta: Asnjë Ministër i "Rama 3" nuk është nën hetim.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka kthyer përgjigje Presidentit Meta pas kërkesës së dërguar nga Meta.
Ai i kërkoi informacion për gjendjen e ministrave të qeverisë "Rama 3" nëse janë duke u hetuar nga Prokuroria dhe në çfarë fazë janë hetimet.
"Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme," informon SPAK.