Rritja e çmimit të bukës u reflektua edhe në lezhë në fillim të kësaj jave. Në shumicën e furrave, qytetarët e blenë bukën 10 lekë më shtrenjtë.
Kjo rritje e çmimit, e cilësuar abuzive nga autoriteti I konkurrencës, sipas qytetarëve është i papërballueshme në kushtet kur të ardhurat nuk ndryshojnë.
"Nuk e përballoj me një pension."
"Kështu e do ky popull, më vënë shkelmin në fyt", shprehen qyetarët.
Qytetarët shprehen të revoltuar pais kosto e jetesës po rritet bashkë me papunësinë.
"Nuk është e përballueshme. Njerëzot vuajnë për bukën e gojës. Janë të tërë pa punë, rrugëve, nuk ka asgjë."
Dëshpërimin për gjithë këtë situatë, e shprehin në forma të ndryshme.
"Jemi bërë për të vënë litarin në fyt. S'ka jetë më në këtë vend."
Pre më shumë se një jave çmimi i bukës është rritur në të gjithë vendin, ndërsa administratorët e furrave të bukës, fajësojnë tregtarët e miellit për këtë situatë.
Deri tani Autoriteti i Konkurrencës përveç një deklarate për medien nuk ka marrë masa konkrete për të mbrojtur qytetarët.