Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar këtë të mërkurë në Krujë.
Policia njofton se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e plagosur shoferja e njëreit prej automjeteve.
“Më datë 15.09.2021, në orën 11:25, në Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen S. L., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. Z. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasja S. L., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi B. Z., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.