Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje në selinë blu ditën e sotme në orën 19:00.
Në një njoftim për shtyp theksohet se tema do të jetë seanca e nesërme në kuvend.
“Përshëndetje! Sot, në orën 19:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi lidhur me seancën nesër, seancë me tepër rëndësi. Ju faleminderit!”, shkruhet në njioftim.
Ora 10:00 e të enjtes do ta gjejë parlamentin në seancë plenare nga ku kryeministri Edi Rama do të shpalosë programin politik të qeverisjes për katër vitet e ardhshme.
Më pas kryeministri do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve nga ku do të shihet edhe performaca e grupit të parlamentar të PD. Deri në orën 16:00 seanca do të vijojë me debate për atë çfarë do të paraqesë Edi Rama dhe ministrat e propozuar.