Ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar në detyrë 2 drejtuesit e Prokurorive në Korçë dhe Mat.
Dhorina Theodhorin e ka vendosur në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Korçë. Ndërsa Abaz Muçën në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Mat.
Me këto dy emërime, shkon në 7 numrin e drejtuesve të emëruar nga KLP për një periudhë 3 vjeçare.
Drejtuesit e prokurorive në disa qarqe të vendit janë:
1.Anita Jella – Prokuroria Durrës
2.Elizabeta Imeraj – Prokuroria Tiranë
3.Artan Shtrungza- Prokuroria Tropojë
4.Kreshnik Ajazi- Prokuroria Elbasan
5.Genti Xholi – Prokuroria Apel Tiranë
6.Dhorina Theodori- Prokuroria Korçë
7.Abaz Muça- Prokuroria Mat