Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i cilëson të gënjeshtërta dhe premtime propagandë jashtë realitetit programin e qeverisjes “Rama 3”
“Një dokument që nuk e njeh realitetin dhe me premtime bombasike të cilat nëse do bëheshin në 2013 do besoheshin por sot kur Rama e ka rritur borxhin publik dhe ekonominë e ka çuar në greminë e di që ato nuk do të zbatohen. Programi është i thatë nga pikëpamja e objektivave ka kundrathënie e tregon braktisje të qytetarëve.
Në çdo gërmë ka të pavërteta e gënjeshtra, kemi të bëjmë me të njëjtën propagandë që është ofruar në këto 8 vite, ndërkohë që situata në terren është tërësisht ndryshe” thotë Tabaku.
Demokratja përmend projekte të cilat janë përfshirë dhe në programin e 2017 por që thjesht kanë mbetur në letër.Sot në infrastrukturë janë vetëm 3 projekte madhore korruptive koncesionare.
A do rriten pagat?
Një program shumë larg Shqipërisë reale e cilëson ajo.
“Qeveria nuk i rrit dot me vendim qeverie të ardhurat e qytetarëve por i rrit ekonomia tregu. Kryeminsitri ka detyrë të ulë taksat të çlirohet sektori privat. Të ketë konkurencë të lirë që rritja të ndodhë. Edhe pagat e sektorit privat Rama nuk i rrit dot me vendim qeverie."