Deputetja e Partisë Demokratike është parë krah kryetarit të PD-së Lulzim Basha në këto ditë kur në kampin e djathtë nuk ka qetësi pas përjashtimit të Berishës nga grupi i PD-së.
E pyetur Tabaku u tregua e rezervuar për të përgjigjur kësaj teme por nënvizoi se opozita duhet të përqëndrojë energjinë në ‘betejën” përballë Edi Ramës, si e vetmja e keqe që i bashkon të gjithë.
“Dua të fokusohem tek programi i qeverisë dhe Edi Rama që është kundërshtari më i madh i shqiptarëve dhe bën bashkë këdo kundër tij. Është më e keqja.
PD do të dijë ta kalojë këtë situatë me zgjuarsi dhe përpjekjet tona do të fokusohen tek beteja në parlament dhe kundërshtarin real që është Edi Rama” tha ajo.