Kryetarja e Kuvendit zbulon sms nga zyra e shtypit e kryeministrisë që tregon pse Rama nuk është I pranishëm në seacën e pasdites së sotme në Kuvend.
Kjo seancë është parashikuar për debatin e opozitës lidhur me programin “Rama 3” por për shkak të mospranisë së kryeministrit, opozita refuzon të nisë diskutimet.
“Mora informacion nga zyra e kryeministrisë ku informoi se për arsye shumë të rëndësishme pune nuk mund të jetë në seancë” I komunikohej kryetares së Kuvendit.
Balla propozoi që të vazhdohej me diskutantët e tjerë dhe më pas Basha të merrte fjalën kur Rama të ishte i pranishëm në seancë.
“Të presim kryeministrin të mbarojë punën e rëndësishme e më pas” thanë deputetët e PD-së.
Për të vendosur vijimsinë Rushaj kërkoi ndërpreje të seancës për 15 minuta me qëllim që të mblidhej grupi parlamentar dhe më pas të dilnin me një vendim.