Thellohet tragjedia që goditi familjen Gjoka pas shpërthimit të bombolave të gazit në një hotel në Velipojë.
Ka ndërruar jetë ditën e sotme, Alketa Gjoka, nëna e dy vajzave që humbën jetën më herët për shkak të plagëve të marra.
Më herët humbën jetën edhe dy vajzat Daniela dhe Klarisa Gjoka, të cilat mbetën të plagosura nga shpërthimi i bombulës së gazit më 4 korrik në Velipojë.
Familja u dërgua për kurim në Itali, por fatkeqësisht nuk ia dolën dot.
I vetmi i mbijetuar nga familja është djali i vogël 12 vjeç, i cili është në koma.
Në momentin e shpërthimit nuk kishte turistë në godinë, por flakët qenë fatale për nënën dhe vajzat e saj.