Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit që u shfaq prej orëve të pasdites në masivin pyjor të fshatit Raboshtë të njësisë administrative Kallmet në Lezhë.
Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke ju afruar banesave.
Ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.
Por zjarrfikësit janë vendosur në zonën e banuar dhe po monitorojnë situatën.