Ndërkohë që mazhoranca dhe opozita kanë zhvilluar debatet e tyre në sallën e kuvendit, e pranishme ka qenë edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.
Ajo ishte ulur sot në lozhën e sallës së parlamentit për të ndjekur nga afër prezantimin e programit qeverisës në mandatin e tretë të socialistëve.
Linda Rama qëndroi në sallë vetëm për të ndjekur fjalën e bashkëshortit, që prezantonte projektet për 4 vitet e ardhshme dhe më pas është larguar.
Siç duket, prania e saj në sallë, ka qenë një lloj mbështetje në distancë që bashkëshortja e kryeministrit i ka dhënë Ramës në nisje të legjislaturës dhe qeverisë së re.
Kryeministri Rama shpeshherë ka thënë se Linda Rama është mbështetje e madhe për të, por kurrë nuk e ka përfshirë në aktivitete të tilla apo debate politike.
Po sot, ajo ka vendosur që të mos e lërë “vetëm” bashkëshortin e saj përballë sulmeve dhe akuzave që mund të vinin nga pala opozitare.