Një 44-vjeçar në Gjirokastër është vënë nën prangat e policisë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk iu bind as urdhrit të policisë për të ndaluar.
Në pranga u vu shtetasi J.H., 44-vjeç, i cili në lagjen ‘Granicë’ të Gjirokastrës duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ në gjendje të dehur kryente manovra të rrezikshme në rrugë.
Gjithashtu 44-vjeçari nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Materialet në ngarkim të shtetasit J. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.