Presidenti Ilir Meta ka folur sot nga Korça për situatën politike në vend.
Meta theksoi se e rëndësishme është që parlamenti të jetë funksional dhe demokracia të funksionojë.
“Sa i takon situatës së demokracisë në vendin tonë edhe ajo është në gjendje problematike pas 25 prillit por sigurisht ishte katastrofike para 25 prillit.
Aktualisht pas 25 prillit sidoqoftë janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë dhe parlamentit funksional. Ai duhet të jetë qëllimi ynë kryesor dhe i qytetarëve“, u shpreh Meta.