Prindërit e 23 vjeçares Sabrina Bengajt e vrarë nga ish-bashkëshorti pak ditë më parë në Fier, do të kërkojnë kujdestarinë e vajzës 2 vjeçare të mbetur tashmë jetime. Familjarëve së gruas së ekzekutuar nga i shoqi u është afruar në ndihmë shoqata e avokatëve penalistë, e cila do ti përfaqësojë në procesin gjyqësor.
Shoqata e avokatëve penalistë ka marrë përsipër mbrojtjen e familjarëve të Sabrina Bengajt 23 vjeçares së ekzekutuar pak ditë më parë nga ish bashkëshorti i saj Elton Metaj. Babai i saj Partizan Bengaj është paraqitur në zyrën e kryetarit të kësaj shoqate avokatit, Sajmir visha ku u ka dorëzuar prokurën e përfaqësimit.
“Unë kërkoj nga drejtësia kush është ky gjykatës që lëshoi, ky prokuror, kush janë këto mjek që kanë lëshuar certefikatë. Kush janë këto njerëz që komandojnë vendin.”- u shpreh babai i Sabrinës.
Ndërkohe vetë avokati Visha ka sqaruar se fillimisht ata do i drejtohen të hënën Gjykatës së Fierit ku do te kërkojnë që familjarët e Sabrinës të marrin kujdestarinë e vajzës së mitur 2 vjeçare, ndërsa me pas do të jenë pjesë e hetimeve
“Po bëjmë të gjithë dokumentet gati që ditën e hënë të dorëzojmë padinë në lidhje me kujdestarinë e gocës 2-vjeçare. "- tha avokati.