Ambasadorja Yuri Kim ka takuar Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special.
Me një postim në Twitter ajo shkruan se pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar me verifikimet, një element i rëndësishëm i reformës në drejtësi.
“Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë një ndër përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e vettingut.
Pavarësisht presionit të madh, ata kanë këmbëngulur në zbatimin e këtij elementi kyç të reformës në drejtësi.”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në Tëitter.