(E plotësuar 10-24) - Me “betimin” në duar, Rama dhe ministrat ecin në këmbë nga presidenca drejt kryeministrisë.
Kreu i qeverisë pak pas betimit të tij dhe kabinetit qeveritar te presidenti Ilir Meta do të mbajë mbledhjen e parë të qeverisë.
Betimi i qeverisë së re, Rama shkon te Meta në Presidencë
Ka mbërritur në Presidencë kryeministri Edi Rama, ku do të kryhet ceremonia e betimit e qeverisë “Rama 3”.
Ai është parë teksa është pritur nga Drejtori i Kabinetit në Presidencë Edmond Panariti.
Ceremonia mbahet në orën 10:00, sikurse është njoftuar. Ceremonia e betimit do të zhvillohet pa praninë e mediave. Pas betimit kabineti i ri qeveritar do të nisë zyrtarisht detyrën.
Tek presidenti Meta do betohen 4 ministra dhe 12 ministre. E pranishme në këtë ceremoni është edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Qeveria “Rama 3” u miratua me 77 vota pro në Kuvend mëngjesin e djeshëm, pas një seance maratonë diskutimesh, ku u prezantua programi i ri qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Betimi i Ramës dhe ministrave/Meta mbërrin në Presidencë
Pak minuta para betimit të Edi Ramës si kryeministër dhe ministrave të kabinetit, Ilir Meta ka mbërritur në Presidencë. Rama dhe ministrat do të betohen sot në orën 10:00 te Meta të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë.
Qeveria “Rama 3” u miratua me 77 vota pro në Kuvend mëngjesin e djeshëm, pas një seance maratonë diskutimesh, ku u prezantua programi i ri qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Qeveria e re, kryeministri Rama dhe ministrat betohen sot te Meta
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri do të betohen sot në orën 10:00 te Presidenti Meta, për të nisur punën për mandatin e tretë qeverisës.
I gjithë kabineti i ri qeverisës pritet të mbërrijë si një grup i vetëm duke ecur nga kryeministria në drejtim të presidencës, ndërsa pas ceremonisë së betimit, në Presidencë do të organizohet edhe një kokteil.
Menjëherë pas betimit te qeverisë së re tek Presidenti i Republikës dhe përfundimit të procedurave të parashikuara në Kushtetutë për fillimin e qeverisjes, Këshilli i ri i Ministrave pritet të marrë edhe vendimet e para.
Qeveria “Rama 3” u miratua me 77 vota pro në Kuvend mëngjesin e djeshëm, pas një seance maratonë diskutimesh, ku u prezantua programi i ri qeverisës për katër vitet e ardhshme.
5 shtyllat kryesore të programit të PS janë: 1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; 2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë. 3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; 4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen; 5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.
Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.
Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’
Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro
4 ministra shteti
Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve.