Inspektorati i mbrojtjes së territorit vazhdon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e plazhit Radhimë-Orikum.
Në ditën e dytë të operacionit “bregdeti ynë”, IKMT prishi dy objekte.
Ndërsa nuk pati kundërshti nga ana e pronarëve, të cilët u lejuan fillimisht që të boshatisnin ambientet.
Në total në zonën e plazhit të Radhimës dhe Orikumit janë parashikuar të shemben 15 objekte, katër prej të cilave tashme janë prishur.