Një 26 vjeçar u arrestua nga blutë e kryeqytetit pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë për ta kontrolluar.
Burimet bëjnë me dije se të riut në çantën e dorës iu gjetën sende me vlerë të dyshuara të vjedhura.
Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.
Njoftimi i plote
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë.
Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura.
Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.