Prodhimet e fermerëve të Elbasanit shiten në rrugë në mes të pluhurit dhe në cepa të pallateve.
Shkak është mungesa e një tregu apo vendeve të lira ku mund të vendosen prodhimet.
"Nuk kemi një treg ku të shesim. Vijmë këtu dhe nuk fitojmë asgjë. Çfarë do çojmë në shtëpi?"
"Nuk ke i ku ta çojmë mallin. Të na bëjnë një treg tamam."
Faturën e paguajnë edhe në këto kushte, por thonë se as shitje nuk ka.
"Paguaj biletën 2 mijë lekë që në mëngjes, rri në rrugë për të shitur dhe asgjë nuk çoj te fëmijët në shtëpi."
Të indinjuar kërkojnë një zgjidhje nga bashkia edhe pse janë pesimistë se mund të përfitojnë sado pak të ardhura.
"Të na bëjnë një treg të punojmë. Të rriten çmimet."
"E prodhon prodhimin, vjen këtu e nuk ke ku ta shesësh."
Të braktisur deklarojnë se pushtetarët nuk I kanë në vëmendje.
"Nuk rregullojnë gjë ata, din të mbushin xhepat e tyre."