Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se vaksinimi i fëmijëve është i panevojshëm duke qenë se të gjitha studimet e deritanishme dhe 18 muaj pandemi kanë vërtetuar se fëmijët e vuajnë shumë më pak se të rriturit COVID-19.
Këto studime kanë treguar mundësia për t’i mbijetuar virusit është mbi 99, 9 për qind tek moshat nga 0-18 vjeç, tha Alimehmeti.
Sipas tij, imunizimi përmes vaksinës mund të bëhet vetëm tek ata fëmijë që kanë sëmundje të tjera, me rekomandimin e prindit, dhe jo me detyrim.
“Mënyra për të shmangur infektimin e fëmijëve është vaksinimi i personave që janë në kontakt me ta. Duhet të përqendrohemi tek imunizimi i popullatës lart dhe të përqendrohemi tek fëmijët me sëmundje të rënda, jo me detyrime dhe vetëm me një dozë mjafton”, tha epidemiologu.