Duket se qeveria “Rama 3” do të jetë ndryshe, së paku, në formë dhe imazh. Në këtë mandat të tretë.
Ndryshe nga daljet e zakonshme nga salla e mediave, zv. kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrat Arben Ahmetaj e Mirela Kumbaro kanë dalë në hyrje të kryeministrisë.
Aty është vënë një mikrofon dhe një tapet u kuq dhe 3 zyrtarët kanë njoftuar vendimet e marra sot në Këshillin e Ministrave.
Ahmetaj bëri me dije do të vijojnë punët për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti që në shtator të 2022 të përmbyllet ky proces.
Ai shtoi se 30 mln euro i kalojnë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për procesin e rindërtimit, si dhe janë kaluar tre marrëveshje prej 20 mln euro hua dhe 5.8 mln euro grant që do shkojnë për rikonstruksionin e godinave të universiteteve publike.
Ndërsa ministrja Kumbaro tha se menaxhimi i mbetjeve do të bëhet në një metodologji të unifikuar në të gjithë territorin e Shqipërisë.