Kuvendi mban sot në orën 10.00 seancën e radhës plenare. Kjo mbledhje vjen pas seancës maratonë për programin e qeverisë dhe miratimin e kabinetit.
Mungojnë sot në diskutime Kryeministri dhe disa ministra që ndodhen në SHBA në punimet e Asamblesë së OKB-së.
Në rendin e ditës janë projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe “programi i punës së Kuvendit për periudhën 27 Shtator 2021 – 5 Nëntor 2021”.