Një ditë para se të vdiste, i dërgoi të dashurës një mesazh: “Nëse nesër më gjejnë të vdekur, e ka bërë gruaja ime- thirr policinë”.
Ky tekst i nisur të dashurës së 50 vjeçarit nga Puglia e ka bindur më në fund policinë të rihapë çështjen dhe tashmë të hetojë për vrasje, shkruan La Reppublicca.
Trupi i pajetë i të ndjerit është zhvarrosur dhe pas verifikimeve të imtësishme, u vunë re gjurmë që tregojnë se ai mund të jetë mbytur.
Burri vuante nga një tumor në fyt dhe i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale.
Pas marrjes së SMS-së, e dashura e tij shkoi menjëherë tek karabinierët që e vendosën bashkëshorten e burrit në regjistrin e personave që mund të përfundojnë nën hetim, por nuk morën masa ndaj saj. Episodi ishte mbyllur atëherë si “vdekje natyrale”, por hetimet mund të nxjerrin në dritë diçka tjetër.