Zjarri në Vajkan të Fieri, deputeti i PD: Ka orë të tëra që përparon, zjarrfikësit dhe policia nuk reagojnë

Shqipëria

Zjarri në Vajkan të Fieri, deputeti i PD: Ka orë të tëra që përparon, zjarrfikësit dhe policia nuk reagojnë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Deputeti i PD Luan Baçi ka publikuar pamje nga zjarri në Vajkan të Fierit, ku një sipërfaqe e konsiderueshme është përfshirë nga flakët. Ai thotë se zjarri ka orë të tëra që përparon, ndërsa zjarrfikësit dhe policia nuk reagojnë.

Baçi kërkon që institucionet të bëjnë punën e tyre, pasi në të kundërt do të kërkojë vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.

“Zjarri në Vajkan, të NJ. V Mbrostar, Fier, mbrapa poligonit ka orë të tëra që po përparon dhe rrezikon të përhapet me shpejtësi dhe të shkaktojë dëme të konsiderueshme!
Banorët e zonës kanë bërë njoftimin e zjarrfikësve dhe policisë dhe askush nuk reagon!

I bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të bëjnë detyrën e tyre dhe me urgjencë të shkojnë në vendngjarje, për fikjen e flakëve dhe minimizimin sa më shumë të dëmeve!
Me pa papërgjegjshmërinë e tyre, do të jete subjekt i ndjekjes penale! Me cilësinë e deputetit të qarkut Fier dhe si anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare do të kërkoj vënien para përgjegjësisë penale të personave përgjegjës në institucionet përkatëse!”
, shkruan Baçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat