Ka pasur një ëprfundim të habitshëm, plagosja e 65-vjeçarit Faik Veliu mëngjesin e sotëm në Ngurrëz të Vogël në Lushnjë, kur ai sapo kishte dalë në oborr.
Policia ka nisur krehjen e zonës dhe ka arrestuar si autor, vëllanë e 65-vjeçarit, Sami Veliun bashkë me armën e zjarrit me të cilin tentoi vëllavrasjen.
Policia e Lushnjës njoftoi se “si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu.
Autori është shtetasi Sami Veliu, vëllai i 65-vjeçarit.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar dhe arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.”
Pritet që më vonë Policia të japë shkaqet e këtij krimi të radhës brenda familjes.