Covid i merr jetën 30-vjeçares nga Durrësi, vuante nga zemra dhe hipertensioni

Shqipëria

Covid i merr jetën 30-vjeçares nga Durrësi, vuante nga zemra dhe hipertensioni

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 18:45
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 10 viktima nga Covid. Mes tyre është edhe një 30-vjeçare nga Durrësi e cila nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me sëmundjen.

Burime për Ora News bëjnë me dije se 30 vjeçarja vuante nga hipertensioni dhe probleme me zemrën.

Në 24 orët e fundit janë kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 826 qytetarë.

Aktualisht në Spitalet Covid po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat