Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kozare-Belsh, në fshatin Dragot. Një mjet tip Kamion, që drejtohej nga shtetasi Alit Pirja ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga e është përmbysur në kanal. Si pasojë e aksidentit, kamioni është shtypur dhe drejtuesi i mjetit ka ngecur brenda në kabinë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të Repartit Zjarrëfikës, që po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit që ka ngelur i bllokuar në mjet. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se drejtuesi i mjetit, Alit Pirja ka pësuar dëmtime në trup dhe është duke kërkuar ndihmë për të dalë.
Të njëjtat burime konfirmojnë se kamioni po pritet në pjesën e sipërme të karrocerisë për të mundësuar nxjerrjen e të dëmtuarit nga mjeti. Grupi hetimor i DPV Berat është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kuçovë/Informacion paraprak
Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.