Ndodh mrekullia! Pas katër orësh nën kabinën e kamionit të përmbysur në Kozare të Kuçovës, shoferi Alit Pirja është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse.
Ai është dërguar në spitalin rajonal të Beratit për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.
Në pamjet e siguruara , duke Pirja i cili ka qenë i vetëdijshëm në momentin e përfundimit të operacionit të shpëtimit dhe ka komunikuar me forcat zjarrfikëse.
Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe shërbimet e policisë të cilat po punojnë për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje.
Dyshimet paraprake janë se Pirja ka humbur kontrollin e automjetit pikërisht në aksin rrugor Kozare-Belsh duke dalë jashtë rruge.