Pas plagosjes së një vajze të re në Vlorë, Policia ka arrestuar të riun që qëlloi ndaj saj dhe zbardhi emrat e protagonistëve të kësaj ngjarje të rëndë.
Mësohet se vajza 20-vjeçare, K.Z, e lindur në Berat, është studente në Vlorë. Ajo është jashtë rrezikut për jetën në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore.
Ndërsa, autori i plagosjes së saj, është Fadil Nikaj, 30 vjeç me banim në Shkodër dhe ai u arrestua menjëhërë pas ngjarjes.
Ka rezultuar se Nikaj veç pistoletës, kishte edhe dy granata.
Policia tha se arrestimi u bë brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.
“Më datë 25.09.201, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.
Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një granatë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.
Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”