Gjykata e Tiranës ka lehtësuar masën e sigurisë së Evaldo Haxhiut, personit që akuzohet se ka ndihmuar në sipërmarrësin turk të kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer.
Në seancën e sotme Gjykata vendosi ta kalojë në arrest shtëpie, teksa Haxhiu ka mohuar njohjen me Ozer duke këmbëngulur se nuk e ka takuar asnjëherë.
Prokuroria shqiptare dyshon se Haxhiu ka ndihmuar në lëvizjen e Ozer në Shqipëri duke i ofruar atij transport dhe vendstrehim për shmangien e ndjekjes nga autoritetet turke.
Ozer është shpallur në kërkim ndërkombëtar për një skemë mashtrimi me sipërmarrjen e tij të kriptovalutave. Ai ka përvetësuar një shumë prej rreth 2 miliardë dollarësh të klientëve të tij.