Sali Berisha vazhdon takimet me simpatizantët e tij dhe këtë herë u ndal në qytetin e Vlorës.
Pas fjalës së tij, mikrofonin e morën qytetarët ku secili kishte ndonjë kërkesë.
Një e moshuar ktheu pas në kohë Berishën duke i kujtuar se e kishte puthur shumë vite më parë gjatë një fushate elektorale.
“Të kam puthur gjatë fushatës, i thashë edhe burrit kam puthur Sali Berishën, shumë mirë bëre me tha, se nuk ka si Sali Berisha në këtë vend,” tha ajo, ndërkohë që ky i fundit shihte i habitur duke qeshur.